Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se refuzimi i Prishtinës për të përfshirë autoritetet serbe në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit tregon se mosgatishmëria e Prishtinës për të gjetur vrasësit është e papranueshme.

Ai ka thënë për mediat serbe se vetëm Serbisë i intereson të gjej vrasësit e Ivanoviçit, i cili u qëllua të martën në mëngjes para selisë së partisë së tij në  veri të Mitrovicës, transmeton Indeksonline.

“Është e qartë se mungon gatishmëria, ekziston frika e zgjidhjes, e vetmja që kujdeset është Serbia, vetëm duam të dimë se kush është vrasësi, se si do të dënohet dhe do të rivendosë paqen në rajon”, tha.

Ivanoviç u varros dje në Beograd, ku morën pjesë shumë politikanë serb, por jo edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

/Ora News.tv/