Vuçiç: Në Kosovë po ballafaqohemi me pavarësinë e saj

Vuçiç: Në Kosovë po ballafaqohemi me

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Kosova është sfida më e madhe e sigurisë për vendin e tij.

"Në atë pjesë të territorit po ballafaqohemi jo vetëm me faktin se dikush atje ka krijuar pavarësinë, por edhe me sfidat e sigurisë për ekzistencë të popullit dhe me pjesëmarrjen e konsiderueshme në këtë të faktorit ndërkombëtar i cili me politikën e aktit të kryer do të donte të na sillte në pozitën se nuk kemi çfarë të kërkojmë atje”, citon b92 të ketë thënë Vuçiç, transmeton Koha.net

Ai, në ditën e BIA-s (Bezbednosna informative agjencia) ka thënë se pjesëtarët e këtij shërbim sekret serb duhet t’i bëjnë të gjitha për ta siguruar paqen dhe mundësuar serbëve të mbeten në Kosovë dhe aty të jenë vetë vetja.

Vucic ka thënë se Serbia po shënjohet si fajtorja kryesore për gjithë ato që kanë ndodhur në hapësirat e ish–Jugosllavisë.

EMISIONET