Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, pas takimit me Kancelaren Angela Merkel dje në Berlin, u është përgjigjur mediave serbe edhe rreth çështjes së bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë nuk mund të japë informacione lidhur me atë se a po komunikon nëpërmjet kanaleve jozyrtare me Thaçin për ndarjen e Kosovës.

Vuçiç ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, por ka theksuar se nuk mund të flas rreth negociatave sekrete.

“Asnjëherë unë dhe Thaçi s’kemi pasur takim që nuk ka qenë nën ombrellën   e BE-së. Kjo ndonjëherë ndodhë në Bruksel, ndonjëherë në ndonjë vend tjetër në botë, por nën flamurin e BE-së dhe me ndërmjetës evropian” ka thënë Vuçiç.

I pyetur nëse ka ndonjë kanal sekret të negociatave në nivel të organizatave joqeveritare për ndarjen e Kosovës, ai ka thënë se nuk mund të flas për këto çështje dhe se nuk mundet t’i konfirmojë ato.

/Ora News.tv/