Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi sot në Helsinki, para se të fillojnë bisedimet e reja në Bruksel, se në marrëdhëniet me Prishtinën, “ata që po mendojnë për të treguar muskujt, duhet të marrin në konsideratë çmimin që duhet të paguajmë”.

“Është interesante se unë për Sulejman Ugljaninin dhe përkrahësit e tij jam homseksual dhe fashistë, për kroatët unë jam terrorist, së bashku me Alesandër Karagjorgjeviç, për Thaçin unë jam djall, nuk e di se çka jam për Komshiçin (Anëtari i zgjedhur anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës nga radhët e kroatëve)”. Këtë e kam dëgjuar gjatë fushatës së tij dhe se duhet të heshti nëse nuk dua që të kem probleme me të”.

“Për një pjesë të mirë të popullit në Serbi unë jam tradhtar, sepse edhe unë duhet të jem dreq dhe terrorist, kështu që të mos jem tradhtar “, përfundoi Vuçiç.

Kjo deklaratë e tij erdhi disa orë para takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, takim ky që mbahet në orën 20:00.

Një ditë më parë, numri një i Kosovës e ka quajtur takimin e sontëm me Vuçiçin si të vështirë  me ç’rast ka thënë se  më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me Aleksandar Vuçiçin.

/Ora News.tv/