Vuçiç në konflikt me Kishën për Kosovën: Nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë për ta

Vuçiç në konflikt me Kishën për Kosovën: Nuk

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për raportet me Kishën Ortodokse të Serbisë duke thënë se propozimi I tyre për Kosovën nuk është real.

Sipas Vuçiq, Kisha Serbe preferon konflikt të ngrirë dhe që zgjidhja të gjendet në kohë më të mira.

Ai ka thënë se gjithë ditën është duke menduar për një përgjigje rreth qëndrimit të Kishës, por, sipas tij, nuk po mundet të gjejë një përgjigje të mirë.

“E kam lexuar deklaratën e tyre disa herë. I kam parë të gjitha dhe i respektojë të gjitha, por nuk e kam parë zgjidhjen. A është zgjidhja ajo që t’i mohojmë të gjitha, të jemi kundër të gjithave, te kemi konflikt të ngrirë dhe të presim një kohë më të mirë. Cilën kohë, kur në Serbi do të jemi 5 apo 3 milionë (banorë). Kur të gjithë do të ikin jashtë vendit ose kur të gjithë do të na ikin 50 vjet përpara” ka thënë ai.

Kisha Ortodkose Serbe e kishte prezantuar qëndrimin e saj rreth  duke theksuar se Serbia as nuk duhet ta njohë Kosovën e as të angazhohet për ndarje, duke i kërkuar lidershipit serb që të mos lëshojë pe.

Vuçiq ka thënë se qytetarët do ta thonë fjalën e fundit për gjithçka.

„Kishën tonë e respektoj shumë, por mendoj se asnjë qeveri e as presidentë nuk i ka ndihmuar kaq shumë Kishës Ortodokse, pyeteni Patriarkun. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë, sepse  tani sipas propozimit të Kishës  ne nuk kemi çfarë të bisedojmë më (me Kosovën)“ ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se sipas propozimit të Kishës shqiptarëve do të duhej t’u thuhej shqiptarëve „ ejani jetoni nën autonominë serbe“.

„Kjo është dicka shumë joreale...nuk do ta përdorja asnjë fjalë të rëndë ndaj Kishës pasi nuk kam të drejtë e as guxim. Të gjithë flasin për tokën e shenjtë por asksush nuk po shkon të jetojë në atë tokë“ ka thënë Vuçiq.


EMISIONET