Tonet e ashpra të ditëve të fundit dhe sjelljen kryeneçe në Samitin e Presidentëve në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo e sheh të lidhur me situatën e brendshme politike ne Beograd.

I ftuar në RTV Ora, Milo thotë se Vuçiç i nevojiten deklaratat nacionaliste në prag zgjedhjesh.

Paskal Milo: Sundoi konflikti i vjetër që rigjenerohet sipas situatave që krijohen përsa kohë nuk janë zgjidhur një nga problemet kryesore që ka Ballkani, njohja e Kosovës nga Serbia. Ky konflikt i ngrirë që risillet në skenë sa herë që kanë qarqet politike dhe qeverisëse të Serbisë kanë nevojë për një retorikë nacionaliste  që shfaqet me virulencë siç u shfaq dhe sot në Tiranë. Duke qenë se Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve Vuçiç i nevojitej një retorikë dhe veprim nacionalist. Vuçiç i ndodhur përballë presioneve dhe protestave masive nga opozita ka nevojë të kapë momentin për të rigjeneruar forcat dhe të sigurojë votat e atyre që e votojnë.

Por cili është qëndrimi i të mëdhenjve të Europës dhe a kanë shkuar deri atje këto mesazhe?

Paskal Milo: Të mëdhenjtë e Europës janë në hallin e tyre, që janë zgjedhjet për Parlamenin Europian dhe vështirë se dëgjojnë sot se çfarë ndodh në Tiranë.Tani do merren me problemet e shtëpisë së tyre.

/Ora News.tv/