Vuçiç, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialog e Prishtinës nuk lë vend për kompromis

Vuçiç, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për

Platforma për dialogun, e miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës, paraqet thelbin e vendimit për ndërprerjen e dialogut të Prishtinës me Beogradin, ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit me nënsekretarin për çështjet politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale.

Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili siç ka thënë tutje, madje e ka paralajmëruar prej kohësh shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë vend për zgjidhje kompromisi.

Prandaj, ka vlerësuar presidenti serb, platforma është kundër dialogut, sidomos me refuzimin kokëfortë nga Prishtina për të hequr taksën.

Sipas deklaratës, Vuçiç i ka thënë njeriut të tretë të Departamentin e Shtetit se Serbia do të marrë masa në një kohë relativisht të shkurtër për t’iu përgjigjur mos përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, futja e një takse dhe vendimit të Prishtinës për t’i dhënë fund çdo dialogu me Beogradin.

Ndryshe, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar se vendimi i Prishtinës për dialog “është në kundërshtim me “mendjen e shëndoshë”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiç ka thënë se platforma e Prishtinës është goditja e tretë, dhe se Serbia do të reagojë në mënyrë të matur.

“Goditja e parë ishte mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina. Sot, 2,149 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Prishtina nuk ka bërë asgjë, nuk zbatoi asnjë letër të atij dokumenti. Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, që është obligim i vetëm i Prishtinës dhe shtylla e marrëveshjes”, citohet të ketë thënë ajo.

EMISIONET