Vuçiç serbëve: Mos u bëni pjesë e ushtrisë së Kosovës

Vuçiç serbëve: Mos u bëni pjesë e ushtrisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

“Edhe një herë, u bëj thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në ushtrinë e saj. Publikisht dhe hapur, u bëj thirrje që të mos marrin pjesë sepse Kosova po e formon atë ushtri për asgjë tjetër përveçse t’i shfrytëzojë ata serbë që një ditë të qëllojnë mbi serbët. U bëj thirrje serbëve të mos u ndihmojnë atyre në këtë punë të pistë”, ka deklaruar ai pas një takimi në Beograd me udhëheqësit e Listës Serbe, e cila është partia kryesore e serbëve në Kosovë.

Vuçiç tha se para janë muaj të vështirë mes tyre dhe qëllimi i Prishtinës për të formuar ushtrinë e Kosovës më 28 nëntor, si dhe përpjekja për tu anëtarësuar në Interpol.

Vuçiç po ashtu ka thënë se në 18 muajt e ardhshëm do të ndajë mbi 50 milionë euro për objektet infrastrukturore në Kosovë.

 “Do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Klinike në Graçanicë. Do të ndërtojmë qendra turistike, do të investojmë në rrugë, infrastukturë dhe furnizim me ujë”, ka thënë Vuçiç

EMISIONET