Një formë e rrallë e kancerit e ka detyruar numrin 117-të të klasifikimit botëror të tenis femëror, Nicole Gibbs që të tërhiqet nga Frenche Open gjatë këtij muaji. 26 vjeçarja ka mësuar se vuan nga një formë kanceri, me sëmudjen që është fokusuar në gjëndrën e pështymës së Gibbs.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë sportistja në rrjetin e saj social "Instagram".

"Për fat të keq unë do të tërhiqem nga pjesa e mbetur e sezonit  dhe nuk do të garoj në Roland Garros të këtij viti. Fatmirësisht, kjo formë e kancerit ka një prognozë të madhe dhe kirurgu im është i bindur se vetëm ndërhyrja kirurgjikale do të jetë trajtim i mjaftueshëm."-thuhet mes të tjerash në postimin e Gibbs.

Sëmundja e amerikanes u zbuluar nga dentisti i saj, i cili përmes një biopsi si karcinom mucoepidermoid ose kancer i gjëndrave të pështymës.



Tags