Vritet në Mitrovicë Oliver Ivanoviç, 10 mijë euro shpërblim kush identifikon autorin

Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vrarë paraditen e sotme para zyrës së tij në Mitrovicë. Krimi ndodhi rreth orës 08:15 minuta. 

Qeveria e Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi dënojnë krimin e rëndë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin autorëve të krimit.

Serbia ndërpret bisedimet me Kosoven ne Bruksel, dhe thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

Mjekët thanë se Ivanoviç mori 5 plagë në gjoks.

Ora 17:50 Përfundon autopsia e trupit të Oliver Ivanoviç

Ora 17:10 Në Beograd, përpara Tempullit të Shën Savës dhe në disa qytete të Serbisë, janë planifikuar tubime mbrëmjen e sotme për të nderuar udhëheqësi e partisë SDP Oliver Ivanoviç, i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë.

Ora 17:00 Avokati dhe analisti politik Azem Vllasi beson se për vrasjen e Ivanoviç janë përgjegjës "ekstremistët serbë dhe rusë, të cilët lëvizin lirisht në veri të Kosovës", i cituar nga Tanjug.

Ora 16:50 Vrasja e udhëheqësit serb Oliver Ivanoviç u dënua gjithashtu nga Ministria e Jashtme ruse. Deklarata e ministrisë thotë se shpresojnë se kjo vrasje do të hetohet tërësisht.

"Me keqardhje morëm vesh lajmin e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij. Ne dënojmë fuqishëm këtë akt të tmerrshëm", shkruan në Twitter Ministria e Jashtme ruse.

Ora 16:40 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas vrasjes së Ivanoviçit.

Ora 16:35 Kryetarja e Kuvendit Popullor serb Maja Gojkoviç dënon me forcë vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë. Ajo vuri në dukje se ky ishte një akt terrorist kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi, kundër shtetit të Serbisë, paqes dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Ora 16:30 Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Ivanoviçit.

 "Vrasja e Oliver Ivanoviçit është një akt terrorist dhe qyqar që kërcënon stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne presim një zbardhje të shpejtë të këtij krimi të tmerrshëm. Ngushëllimet më të thella familjes", ka shkruar Brnabić në Twitter.

Ora 16:10 Prokuroria Serbe për Krimin e Organizuar ka iniciuar një procedurë paragjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviç, mëson Blic. Prokuroria paraqiti një kërkesë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm pranë Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe Shërbimit Informativ.

Ora 15:58 Kur Oliver Ivanoviç "fliste për vrasjen e vet"

Ora 14:55  Policia e Kosovës njofton se ofron shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacione lidhur me kryerësit e vrasjes së Oliver Ivanoviç

Ora 14: 16 Oliver Ivanoviç ka shumë të ngjarë të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij shkruan Tanjug.




Ora 13: 50 Reagon presidenti i Shqiperise, Ilir Meta: Vrasja e Ivanoviç mos ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi

Ora 13: 42 Vuçiç: Do kërkojmë që në hetimet për vrasjen e Ivanoviç të përfshihet edhe Serbia

0ra 13: 30 Reagon kryeministri shqiptar Edi Rama: Akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension

Ora 13:08 Mogherini: Autoritetet kosovare të gjejnë autorët

Ora 12: 51 Ambasadori i amerikes ne Kosove ben apel: Palet te shmangin retoriken

Ora 12: 35:  Haradinaj dënon vrasjen e Ivanoviç: Po përdoret politikisht

Ora 11: 40 Koçijançiç: Të zbradhet vrasja e Ivanoviç, palët të tregojnë qetësi

Ora 11: 33  Thaçi apel qytetarëve në veri: Bashkëpunoni të arrestojmë autorët e vrasjes së Ivanoviç

Ora 11: 30 Plani sekret i Serbisë: Trazira në Kosovë gjatë 2018


Ora 11: 27 Policia e Kosoves jep deklaraten zyrtare: Si u vra Ivanovic

"Rreth orës 08:10 min, në rrugën "Sutjeska" në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç'rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.
Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.
Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën "Vojvode Putnika" në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës "Opel Astra", pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.
Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë." 

Ora 11:25 Serbia therret Keshillin e Sigurise Kombetare

Pas vrasjes në Kosovë të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, autoritetet në Beograd kanë thirrur për sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Takimi do të udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi kabineti i tij. Pas takimit, Vuçiç do t'i drejtohet publikut.

Ora 11:00 Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviç dhe kërkon ndihmë për zbardhjen e autorëve

Ora 10: 20 Serbia ndërpret bisedimet në Bruksel, shkak vrasja e Ivanoviç

Ora 10: 15 Gjendet e djegur makina nga e cila dyshohet se u qellua Ivanoviç 






Ora 09:10 Kush eshte Oliver Ivanoviç

09:00 Ivanoviç u sulmua nga një makinë në lëvizje 

Zyrtari në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës  Shyqyri Syla ka deklaruar  për Express se sulmi u krye nga një veturë në lëvizje. Ndërsa policia thotë se makina me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është djegur menjëherë pas atentatit ndaj ivanoviqit.

“Persona ende te paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri Ivanoviçin. Pas atentatit, personat kane ikur nga vendi i ngjarjes. Nderkohë një veture është djegur në lagjen e doktorëve. Policia tashmë po e heton këtë rast” ka thënë Besim Hoti për Gazetën Express.

Avokati i Ivanoviç, Nebojsha Vlajic, i tha gazetës serbe Blic se Ivanoviç, pësoi disa lëndime që i shkaktuan vdekjen. 

"Ai duket se ka vdekur në vend, pasi ka marrë 5 plagë në trump. U dërgua menjëherë në spital, mjekët u përpoqën ta shpëtojnë, por ishte e pamundur"  tha Vlajiç për Blic.

Oliver Ivanoviç është i dyshuar dhe është  gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës.

Pak ditë më parë Ivanoviç bëri një deklaratë duke thënë se koalicioni qeverisës në Kosovë nuk i ka votat e mjaftueshme për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.




EMISIONET