Vritet më armë zjarri 28-vjeçari në Tiranë, dyshime për hakmarrje, disa të shoqëruar

Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (10 prill 2018) me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Mario Majollari 28 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me pistoletë fare pak metra larg banesës së tij.

"Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç" thotë policia. 

I riu mesohet se ishte banor i zonës, djalë i vetëm i familjes, ka edhe një motër. Në vitin 2015 ai kishte kërkuar azil ne Suedi por i është refuzuar.

Deshmite

Deshmitarët thonë se i riu u qëllua nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Jashtë kameras ata shprehen se kanë dëgjuar tre të shtëna dhe dyshohet se është përdorur një pistoletë.  

Hetimet

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar ne vendin e ngjarjes tre gëzhoja.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. 

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane. 

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

Pista kryesore ajo e hakmarrjes

Policia ben me dije se po verifikohen problemet personale te viktimes pasi mendohet se eshte hakmarrje. Mario Majollari është djali i Avni Majollarit i dënuar në mungesë në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në vitin 2000.

Ai u arrestua me 1 prill 2014 në banesën ku jetonte prej vitesh. Në momentin e arrestimit në shtëpinë e tij 44-vjeçarit iu gjet një pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Ndërsa pas kontrollit të imtësishëm të banesës ku jetonte, iu gjet një armë automatike ,një pistoletë tjetër e llojit zastava dhe një sasi e konsiderueshme municionesh. 

Avni Majollari akuzohet për vrasjen e Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Dajt. Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes palëve.

Po hetohen dhe pista te tjera.

Dyshohet se autorët e krimit kanë qenë dy persona. Për zbardhjen  e ngjarjes forcat e rendit kanë shoqëruar të paktën 10 dëshmitarë.




EMISIONET