Në Kiev të Ukrainës është gjendur më 1 janar trupi i pajetë i avokates Iryna Nozdrovska, e cila ishte raportuar e zhdukur më datë 29 dhjetor. Avokatja është gjendur e vrarë në afërsi të një lumi, vetëm disa ditë pasi kishte apeluar në Gjykatën e Kievit që të mos lirohej vrasësi i motrës së saj, për të cilin ishte kërkuar lirimi në saj të një amnistie. 

Një avokate në Ukrainë është gjetur e vrarë më datën 1 janar, vetëm disa pasi kishte kërkuar që personi i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohej nga burgu. 

Trupi i avokates, Iryna Nozdrovska, u gjet në një lumë të kryqytetit të Ukrainës në Kiev. 

Avokatja ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj që më datën 29 dhjetor.

Mediat raportojnë se Nozdrovska ishte bërë shënjestër e kërcënimeve, pas përpjekjeve  të saj për moslirmin nga burgu të vrasësit Dmytro Rossoshansky, i cili vuante dënimin për vdekjen e motrës së avokates Nozdrovska.

 Svietlana Sapatanyska u qëllua me armë në vitin 2015 ndërkohë që po  drejtonte automjetin e saj. Një i afërm i një gjyqtari në Kiev kërkonte lirimin e vrasësit në saj të një amnistie, mirëpo falë përpjekjeve të shumta të avokates Nozodrovska, kërkesa u hodh poshtë nga gjyqtarët e çështjes duke lënë në burg autorin e vrasjes së dy viteve më parë. 

Dyshimet paraprake në lidhje me vdekjen e avokates, lidhen me çështjen ne fjalë. Ndërkohë qindra njerëz janë mbledhur në Kiev të Ukrainës duke i drejtuar thirrje qeverisë qe të fillojë hetimet e menjëhershme për vrasjen e avokates, Iryna Nozdrovska. 

Tubuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm ukrainas, Arsen Avakov. 

Protestuesit u mblodhën para stacionit të policisë në Kiev, një ditë pasi është gjetur trupi i pajetë i avokates.  

Autoritetet e policisë së Kievit i premtuan protestuesve se është krijuar një ekip special që do të merren me hetimin e vrasjes së avokates Nozdrovska.

/Ora News.tv/