Mbetet ende në arrati 30 vjeçari Alfred Pëllumbi, që mbrëmjen e së hënës, 27 gusht, vrau me thikë fqinjin që e kishte denoncuar në polici për vjedhje

Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë vendit të quajtur “Ura e Thive”

30 vjeçari sulmoi në derë të shtëpisë fqinjin 55 vjecar Prendush Fusha vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga komisariati.

Përplasja mes tyre kishte nisur të dielën thonë burimet. Prendush Fusha kishte denoncuar vjedhjen e banesës dhe mes të shoqëruarve për ngjarjen ishte edhe 30 vjeçari që më pas e sulmoi për vdekje.

Burimet thonë se pasi ishte lënë i lirë, Alfred Pëllumbi i armatosur me një thikë i shkoi në derë Prendush Fushës dhe pas një debati verbal e qëlloi disa herë me thikë.

55 vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal por nuk u mbijetoi plagëve të rënda që kishte marrë.

"Ne ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.  Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç." informoi policia e Shkodres.

Policia e Shkodrës ngriti postoblloqe dhe ushtroi kontrolle, por ende nuk konfirmohet nësë ka rënë në gjurmët e 30 vjecarit.



Njoftimi paraprak i Policisë

Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.

Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Mark Lula" për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje


/Ora News.tv/