Vret dy policë e plagos dy të tjerë në Belgjikë, autori mori peng dhe një grua para se të vritej

Një person qëlloi për vdekje dy oficerë policie dhe një kalimtar në qendër të qytetit Liege në lindje të Belgjikës, përpara se të mbetej i vrarë gjatë të shtënave. 

Personi i armatosur mori peng dhe një sanitare jashtë një shkolle në qendër të qytetit.

Disa media raportojnë se personi  ka thirrur "Allahu Akbar" përpara se të vriset dy oficerët e policisë dhe civilin, por këto pretendime ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet belge.

Sulmuesi u ndalua nga dy oficerë policie për një kontroll rutinë në kafen Augustin në bulevardin Avroy. Por ai arriti t'i merrte armën njërit prej policëve dhe të qëllonte duke i lënë të vdekur të dy, dhe një person që po lëvizte me makinë në atë moment.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orën 10:30 me orën lokale të paradites së sotme.

Më pas autori u largua nga skena e krimit duke marrë peng sanitaren që ishte tek hyrja e shkollës ku vijuan të shtënat.

Dy policë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave që kanë ndodhur në hyrje të shkollës, ndërsa sanitarja nuk ka pësuar asgjë.

Policia konfirmoi se asnjë tjetër nuk ka të lënduar në shkollë dhe se të gjithë fëmijët janë mirë.

Një minutë më pas forcat speciale të antiterrorit  rrethuan zonën.

Nuk është e qartë ende nëse autori është vrarë apo është vetëvrarë. The Guardian  shkruan se personi i armatosur është vrarë nga forcat e policisë. Ndërsa BBC thotë se është vetëvrarë.

Liege, një qytet industrial afër kufirit me Gjermaninë në rajonin frëngjishtfolës të Valonëve, e cila ishte edhe skenë e të shtënave në vitin 2011 kur një person i armatosur vrau katër veta dhe plagosi mbi 100 të tjerë, para se të qëllonte veten.

Belgjika është ne shkallë të lartë gatishmërie që kur një celulë e grupit Shteti Islamik u përfshi në disa sulme në Paris në vitin 2015, duke lënë pas vetes 130 të vrar,ë dhe në Bruksel në vitin 2016, duke vrarë 32 veta.


EMISIONET