Vret nusen teksa po përgatiteshin për ceremoninë martesore

Vret nusen teksa po përgatiteshin për ceremoninë martesore

Një dasmë është kthyer në tragjedi në Bursa të Turqisë. 22 vjeçarja Güllü Yurtoğlu është vrarë nga burri i saj 23 vjeçar Metehan Yurtoğlu, mëngjesin e së shtunës, i cili e goditi atë për vdekje me thikë. Vrasja është kryer në lagjen “Isabey” të Bursas, shkruan gazeta e madhe turke “Hyrriet”.

 Metehan Yurtoğlu i kishte kërkuar 4 muaj më parë familjes së vajzës pëlqimin për t’u martuar, ndërsa kishin filluar përgatitjen për martesën zyrtare që pritej të bëhej të dielën e javës së ardhshme. 

Ai e ka vrarë gruan me thikën e kuzhinës në shtëpinë e tyre pasi një debati midis tyre. Burri dyshohet se përdorte lëndët narkotike. Autori i ngjarjes fillimisht u arratis por më vonë u arrestua nga policia, e cila po heton për rastin.

EMISIONET