Vret me armë motrën për "Video-game"

Vret me armë motrën për "Video-game"

Një djalë nëntë vjeçar dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë motrën e tij më të madhe gjatë një debati mbi kontrollin e "video games" në shtëpinë e familjes së tyre.

Vajza 13-vjeçare, e quajtur nga policia si Dijonae White, u qëllua në pjesën e pasme të kokës kur ajo refuzoi të heqë dorë nga "timoni" i djalit, tha policia.

Djali e ka goditur të motrën me armë nga një distancë e afërt rreth orës 1 pasditen e së shtunës.

Hetuesit nuk kanë thënë se si djali ishte në gjendje të përdorte armën për të vrarë të motrën ndërsa në shtëpi ishte edhe e ëma.

Sheriffi i Qarkut Monroe, Cecil Cantrell në SHBA tha se mamaja e fëmijëve ishte në një dhomë tjetër duke u dhënë drekën fëmijëve të tjerë kur ndodhi tragjedia në komunitetin e vogël të Okolona në shtetin amerikan të Misisipit.

Ishte e paqartë se sa djali kishte dijeni për rreziqet e armëve.

Sherifi i tha Clarion Ledger: "Ai është vetëm nëntë vjeç. Supozoj se ai e ka parë këtë në video games ose TV.

Nuk e di nëse ai e dinte saktësisht se çfarë ishte duke bërë. Nuk mund t'i përgjigjem dot. E di që është një tragjedi".

EMISIONET