Kampioni paraolimpik i Afrikës së Jugut Oscar Pistorius, pritet të paraqitet  sot në një seancë dëgjimore në gjykatë.  Pistorius, është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp në shtëpinë e tij në Pretoria, më 14 shkurt, gjatë ditës së Shën Valentinit. Policia thekson se Steenkamp e cila do të varroset sot u qëllua katër herë me pistoletë nga Pistorius ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar akuzat për vrasje. Rindërtohet skena e vrasjes së Steenkamp nga Pistorius Nisur nga provat e grumbulluara nga hetuesit afrikano-jugorë në Pretoria, është rindërtuar skena e mundshme e vrasjes së Reene Steenkamp nga kampioni paralimpik, Oscar Pistorius. Sipas dëshmive të grumbulluara nga fqinjët e çiftit, modelja 30-vjeçare dhe atleti kanë debatuar ashpër 2 orë para se të dëgjoheshin të shtënat. Debati ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës, debat që ka degjeneruar edhe në goditje fizike. Modelja e ndjerë për t'iu shmangur këtij debati ka lënë dhomën e gjumit dhe është mbyllur në banjo. Banjoja ishte me derë xhami. Pas kësaj, Pistorius ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar përmes derës. Plumbi i parë ka kapur në shpinë 30-vjeçaren, ndërkohë që më pas janë dëgjuar edhe 2 të shtëna të tjera. Po sipas asaj që kanë dëgjuar fqinjët, 10 minuta pas të shtënave fillestare, arma është shkrepur edhe 2 herë të tjera. Rindërtimi i vrajes rrëzon komplet alibinë e Pistorius i cili deklaroi se kishte ngatërruar të dashurën me grabitës. Në seancën e parë gjyqësore, ai nuk pranoi akuzën e ngritur kundër tij për vrasje me dashje. Ndërkohë, 26 vjeçari Pistorius në vendin e tij konsiderohet si një hero dhe ka krijuar famë botërore me garat në konkurrencë me sportistë që nuk kanë aftsi të kufizuara. Ai vraponte me ndihmën e protezave të përbëra nga fibra karboni të vendosura në gjunjët e tij.  Në vitin 2012, Pistorius bëri histori duke u bërë invalidi i parë i cili konkurroi në Lojërat Olimpike.

/Ora News.tv/