Edhe 30 vite burg për Maurizio Minghella, serial-killeri italian i lindur 59 vite më parë në Xhenova. Ai është dënuar me disa burgime të përjetshme për vrasjen e 7 prostitutave, e midis tyre edhe një shqiptare. Vendimi është marrë nga Gjykata e Torinos së Assicez, e cila mbështeti kërkesën e zëvendësprokurorit Roberto Sparagna.

Në këtë proces, Minghella u akuzua për vrasjen e të resë shqiptare Floreta Islami në ditën e Shën Valentinit në vitin 1998, në fushat e Rivolit. 

Një vrasje tjetër e njëjtë kishte ndodhur në Torinese mes vitit 1996-1998, ndërsa është dënuar gjithashtu edhe për vrasjen e katër prostitutave në Genoa në fund të viteve ’70, kur ishte gjysmë i lirë.  

Disa raste të tjera të pazgjidhura kanë ndodhur në të njëjtën periudhë, ndërsa në vitin 2015, policia e Torinos nisi hetime të reja rreth rastit. Një ngaçështjet ishte edhe mbytja e 29 vjeçares shqiptare. Pothuajse 20 vite më vonë, teknologjia biomolekulaore e përdorur nga policia shkencore ka zbuluar gjurmë të ADN-së të Minghella midis qimeve të flokëve të viktimës.

Minghella - i mbrojtur nga avokati Lucia Franzese - nuk është paraqitur kurrë në gjykatë. "Do të doja të harrohesha"-tha ai përmes avokatit të tij, duke hedhur poshtë çdo akuzë. Por askush nuk mund ta harrojë atë, e as policia.

“Ai nuk është i sëmurë mendor, ai është një person normal që di të zgjedhë mes së mirës dhe së keqes ", tha prokurori.

Ekipi i hetuesve drejtuar nga Marco Martino, vazhdon të hetojë pesë vrasje prostitutash të mbetura të mbetura pa autorë. Hipoteza është se ato mund të jenë vrarë nga Minghella.

/Ora News.tv/