Një djalë 19 vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau me thikë dy prindërit e tij dhe tre vëllezërit dhe motrat. Ai u dënua të enjten me 5 burgime përjetë dhe pamundësi për lirimin me kusht.

Michael Bever ishte 16 vjeç në vitin 2015 kur prokurorët thonë se ai dhe vëllai i tij më i madh, Robert Bever, vranë nënën, babanë, dy vëllezërit e tyre dhe motrën 5 vjeçare në shtëpinë e tyre në periferi të Tulsa në Oklahoma të SHBA-ve. Dy motra të tjera mbijetuan nga sulmi.

Robert Bever, i cili ishte 18 vjeç në kohën e vrasjeve, u deklarua fajtor më 2016 dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht. Michael Bever u dënua në maj me pesë akuza për vrasje të shkallës së parë.

Juria gjithashtu e ka dënuar Michael Bever për një akuzë në lidhje me plagosjen e motrës së tij 13 vjeçare, ndërsa një motër dyvjeçare nuk pati lëndime.

Të enjten, Bever u dënua me 28 vjet burg për sulmin ndaj motrës së tij, përveç pesë dënimeve të përjetshme.

Avokati mbrojtës argumentoi se Michael Bever ishte mashtruar nga vëllai i tij më i madh dhe Robert Bever dëshmoi se donte të merrte përgjegjësinë për të gjitha vrasjet.

Prokurorët, të cilët i kërkuan gjykatësit të jepnin një dënim pa kusht, argumentuan se Michael Bever ishte një pjesëmarrës i gatshëm në vrasjet e tmerrshme të familjes së tij dhe se ai duhet të jetë i mbyllur për pjesën tjetër të jetës së tij.

/Ora News.tv/