Vrau gruan me armën e shërbimit, pendohet gardisti

Vrau gruan me armën e shërbimit, pendohet gardisti

Gardisti Alket Arapi, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij do të qëndrojë në burg pa afat deri në përfundimin e hetimeve.

Gjykatësja Liljana Baku pasi ka dëgjuar provat e prokurorisë si dhe avokatin e të ndaluarit, ka vendosur masën e arrestit duke parë edhe aktin e rëndë.

Arapi është shfaqur i penduar për krimin e bërë.

Si ndodhi ngjarja

Mëngjesin e 12 shkurtit 2019, në lagjen Allias të Tiranës, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin. Ndërsa mësohet se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur është ndërhyrë.

Çifti kishte dhe një vajzë 3 vjeçare, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi.

Dyshimi i ngritur nga hetuesit është konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Medja mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në  dëshminë e dhënë në komisariat.

EMISIONET