Vlorë/ Vrau gjyshin me plumb në kokë, arrest me burg për 17-vjeçarin

Vlorë/ Vrau gjyshin me plumb në kokë, arrest me burg për

Gjykata e shkallës së parë Vlorë ka përcaktuar masën e sigurisë arrest në burg për Vangjel Kapllanin, 17 vjeçari i cili vrau gjyshin e tij mbrëmjen e të mërkurës (27 shkurt) në një banesë në lagjen Rilindja të qytetit të Vlorës.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit.  Akuza kërkoi masën e sigurisë "Arrest në burg", që u la në fuqi nga gjyqtari Albert Spiro.

Kapllani akuzohet për veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" dhe Armëmbajtje pa leje", ndërsa tashmë çështja për kompetencë i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda për shkak të krimit brenda familjes dhe moshës së mitur të të akuzuarit.

Gjykata vendosi gjithashtu masën 'arrest me burg' ndaj 28 vjeçarit me iniciale M. A., pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka shitur armën 17-vjeçarit.

Ndërsa ndaj dy të miturve me iniciale L.M., 16 vjeç dhe F. Xh., 17 vjeç është vendosur masa e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

17 vjeçari mbërriti në gjykatë mëngjesin e së shtunës (2 janar), së bashku me tre të arrestuarit e tjerë që dyshohet se janë të lidhur me ngjarjen.

Adoleshenti akuzohet për veprat penale 'Vrasje në rrethana cilësuese' dhe 'Armëmbajtje pa leje'. 

Nipi vrau me plumb në kokë gjyshin 69-vjeçar në Vlorë por tentoi ta fshihte si grabitje.

Viktima dhe autori mbajnë emrin Vangjel Kapllani, por adoleshenti njihet edhe me emrin Anxhelo.

Ata jetonin bashkë prej vitit 2004, kohë kur adoleshentit i vdiqën në aksident prindërit në Greqi.

Adoleshenti gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka pasur konflikte me 69-vjeçarin që pas vdekjes së gjyshes. 

Ai dëshmoi se gjyshi pinte alkool dhe nuk e linte të dilte.



EMISIONET