Vrau 22 vjeçarin shqiptar, bariu italian u largua përreth 1 km dhe theu këmbën

Vrau 22 vjeçarin shqiptar, bariu italian u largua përreth 1 km dhe

Autori i vrasjes së një 22 vjeçari shqiptar në Itali, është një bari italian 45 vjeçar, banues në provincën e Arezzos.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar, gjatë finales së Kupës italiane Juventus-Milan, bariu italian hyri në një banesë ku jetonte një familje shqiptare (të cilët duket se nuk kanë lidhje farefisnore me viktimën) dhe qëlloi në pjesën e qafës të riun. 22 vjeçari vdiq disa çaste më vonë.

Pasi kreu krimin, fermeri italian u largua në këmbë, por për rreth 1 km nga shtëpia ku kreu vrasjen, ra në një hendek, duke thyer këmbën. Ai u identifikua dhe u arrestua nga policia, duke përfunduar në Poliklinikën Scotte, ndërsa më 11 maj pritet të përcaktohet vlefshmëria e arrestit nga ana e gjykatës.

Karabinierët të koordinuar nga prokurori Nicola Marini kanë gjetur armën e përdorur për vrasjen.

Ende nuk është i qartë motivi, ndërsa dyshohet se ka të bëjë me larje hesapesh.

Autori i vrasjes, Giulio Sale ka jetuar për një kohë të gjatë në një vilë që ndodhej pranë lumit Esse midis Foiano dhe Cortona.

EMISIONET