Mes masave të rrepta të sigurisë dhe tensionit të lartë mes familjeve në Gjorm të Vlorës po zhvillohen ceremonitë mortore për dy të rinjtë që mbetën të vdekur një natë më parë pas një konflikt mes njëri-tjetrit.

Në fshat ka një prani të lartë të forcave të policisë, që pëveç hetimeve janë angazhuar për të shmangur çdo mundësi përplasjeje pas ngjarjes.

Vitkimat ishin Mariglen Memaj dhe Artion Shenaj, ky i fundit i vetëvrarë.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe detaje të reja nga krimi.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se Mariglen Memaj ka marrë në trup 9 plumba, ndërsa Artion Shenaj ka qëlluar me breshëri brenda lokalit të vogël të fshatit ku në atë kohë ndodheshin edhe persona të tjerë.

Mësohet se Shenaj pas debatit me Memajn, është rikthyer në lokal me automatik në dorë dhe ka paralajmëruar rreth 12 persona të tjerë të dalin jashtë, duke qëlluar me breshëri ndaj bashkëfshatarit 35-vjeçar.

Më pas është larguar dhe në afërsi të shtëpisë së xhaxhait i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me po të njëjtën armë.

Burime nga policia kanë konfirmuar se 35-vjeçari  Mema rezultonte me precedent penalë për trafik droge në Greqi ku jetonte prej vitesh.

Policia po heton për një konflikt të hershëm mes tyre ose për një sherr për motive banale.

Ndërkohë edhe Shehaj mësohet se ishte me precedentë penalë për një grabitje në Belgjikë. 

/Ora News.tv/