Nuk ka më dyshime. Zyrtarisht policia e Korçës bën me dije se 56-vjeçari, Novruz Fiqi, i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në banesën e tij në lagjen 8 të qytetit është vrarë.

Sipas bluve, viktima është dhunuar barbarisht me grushta dhe sende te forta.

Sakaq policia thotë se ka identifikuar si autor te ngjarjes shtetasin Emiljano Nafizi, i cili është shoqëruar në komisariat për ti marrë deklarimin.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku, ndërsa ekspertë nga Tirana kanë mbërritur për të bërë autopsinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ka qenë në gjendje të dehur dhe është konfliktuar fillimisht me autorin, Emiljano Nafizi.

Më pas ky i fundit ka shkuar në banesën e Fiqit dhe e ka goditur derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





/Ora News.tv/