Vrasja myslimanëve 'tendencë alarmante' në mbarë botën

Terrorizmi anti-islamik, ku përfshihen "psikopatë dhe vrasës" të nxitur nga racizmi dhe nacionalizmi, është në rritje jo vetëm në Evropë por në mbarë botën.

"Fenomeni i terrorizmit anti-islamik po bëhet sfidë serioze,"-tha Alexander Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurimit (FSB) të enjten.

Ai shtoi se ndarjet e thella mes emigrantëve dhe vendasve janë 'toka pjellore' për rritjen e ndjenjave nacionaliste dhe radikalizmin neo-racist.

"Shfaqja e psikopatëve dhe vrasësve gjakftohtë që bëjnë plane për therjen e myslimanëve po bëhet tendencë alarmante jo vetëm në Evropë, por në pjesën tjetër të botës,"-tha Bortnikov.

Zyrtari iu referua tragjedisë në Zelandën e Re më 15 mars, ku 28-vjeçari australian, Brenton Tarrant hapi zjarr ndaj besimtarëve myslimanë në dy xhami të qytetit që ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Kjo ishte ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit, ku mbetën 50 të vdekur dhe shumë të plagosur.

EMISIONET