Vrasja e shqiptarit në Spanjë, çfarë zbuloi policia një javë pas krimit
Shtatë ditë pas vrasjes së shqiptari Fatmir A. në Spanjë kanë çuar në zbulimin e provave të para të krimit, megjithëse autorët mbeten ende mister.
Një makinë e djegur nën urën Riera de Riudecanyes, T-310, dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes në lagjen "Carrilet Reus".
Automjeti doli nga e njëjta lagje dhe ndoqi rrugën T-310 që lidh qytetin e Baix Camp me Riudoms, Montbrio, Mont-Roig dhe Pratdip.
Autorët i vendosën zjarrin automjetit dhe u larguan.
Mediat lokale spanjolle shkruajnë se makina ka vijuar të digjet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.
Brenda automjetit është gjetur gjithashtu një pistoletë me karikatoren brenda.
Pistoleta është çuar për analizim në departamentin e balistikës për të kontrolluar nëse kalibri i armës përputhet me ato të plumbave të marrë në trupin e shqiptarit.
Zjarri në makinë mund të ketë eliminuar çdo gjurmë të autorëve, megjithëse këto detaje janë "çelësi" i parë drejt zbulimit të rastit.