Vrasja e Mario Majollarit, i arrestuari: Nuk kam lidhje me vrasjen, isha 50 metra larg

Vrasja e Mario Majollarit, i arrestuari: Nuk kam lidhje me vrasjen, isha 50

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Kastriot Gjuzi, i akuzuar për vrasjen e të riut Mario Majollari.

Gjuzi: Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qene 50 metra larg vendit të ngjarje pasi kam vjehrrin afër. U largova se erdhën shume forca policie dhe mendova se mos kanë bërë gjë nipërit. Po  kthehesha me dëshirën time nga Kosova pasi nuk kam lidhje me vrasjen.

Para togave të zeza, ai e ka deklaruar veten të pafajshëm, teksa është shprehur se ka vendosur të dorëzohet pas ngjarjes. Por argumentet e dhëna nuk kanë bindur gjykatën.

Gjykatësja: Gjykata pasi shqyrtoi materialet vendosi pranimin e kërkesës së organit të akuzës, vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të bërë nga policia gjyqësore ndaj personit Kastriot Gjuzit.

Por avokati i tij shprehet se Gjuzi është i pafajshëm.

Ilir Murati: Ka dhënë shpjegime të hollësishme i pyetur dje si person nën hetim. Por edhe sot ka mbajtur të njëjtin pozivion se nuk është autori i kësaj ngjarje.

Sa i përket prezencës në vendin e krimit, avokati shprehet se vjehrra e Gjuzit jeton në këtë lagje.

Murati: Pikërisht në atë lagje ka vjehrrën e tij që e vizitonte dy tre herë në ditë. 

Avokati pranon se babai i Majollarit ka vrarë në vitin 2000 vëllanë e Gjuzit, por shton se nuk është klienti i tij që ka kryer ekzekutimin.

Ndaj Gjuzit, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Majollari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit rreth orës 20:25 pranë një pike karburanti në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2000.

Avni Majollari akuzohet për vrasjen e Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Dajt. Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes palëve.


EMISIONET