Vrasja e kushërinjve në Laç, vetëdorëzohen autorët

Vrasja e kushërinjve në Laç, vetëdorëzohen

Pas dy ditëve në arrati, tre autorët e dyshuar të vrasjes së kushërinjve Jushi në Laç janë vetëdorëzuar në polici. Markel e Vinçens Bushi akuzohet se vranë Mikel e Jani Jushin pas një debati motivet e të cilit mbeten ende për tu sqaruar.

Laç- Negociatat me familjarët dhanë më shumë rezultat se operacioni dhe kontrollet e policisë.

Dy autorët e vrasjes dy kushërinjve Mikel e Jani Jushi në Laç u vetëdorëzuan në polici falë ndërmjetësimit me të afërmit. Në fillim u vetëdorëzua Markel dhe Vinçens Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç

"Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë. Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici" informoi paraditen e 30 prillit policia e shtetit. 

Ne mesdite u vetëdorëzua edhe 23 vjeçari Manuel Bushi.

Policia thotë se prej ditës së dielë kishtë ushtruar pa ndërprerë kontrolle të shumta për kapjen e tyre, paralelisht me bisedimet me familjarët.

Autoret pritet të merren në pyetje nga grupi hetimor për të mësuar më teper detaja rreth kësaj ngjarje motivet e vërteta të së ciles ende nuk dihen.

Si ndodhi vrasja- Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët janë identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të 23 personave të pyetur në lidhje ngjarjen.

Krimi i dyfishtë sipas tyre pasoi pas një debat mes dy grupeve të të rinjve teksa ishin bashkë në një lokal në lagjen numër 1 të Laçit. Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t'u sqaruar dhe  sherri verbal përshkallëzoi në përdorim armësh. Mikel dhe Jani Jushi kanë tentuar të largohen me vrap, por sipas ekspertizës janë ndjekur për rreth 100 metra dhe janë qëlluar me pistoletë. Dy të rinjtëndërruan jetë në një spital në Tiranë rreth dy orë pas ngjarjes.

Vijojne hetimet- Grupi i posaçëm hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin  e plotë të kësaj ngjarje, nderkohe që nuk jepen detaje mbi motivin e krimit.

 Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. 

Lexo me shume:   Te gjitha lajmet mbi vrasjen ne Lac, ku viktime mbeten dy kusherinjte, Jushi 

EMISIONET