Rama zbulon bisedën me Vuçiç për vrasjen e Oliver Ivanoviç

Rama zbulon bisedën me Vuçiç për vrasjen e Oliver

Kryeministri i vendit Edi Rama tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, se në Davos u takua edhe me  presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai tha se kanë konstatuar se vrasja e Oliver Ivanoviç nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama: Nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne konstatuam se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të komunitetit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e mbështesin fuqimisht dhe nga ana tjetër në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që tani  po hyjmë në një fazë të re, ku siç e konctatuam edhe në forumin e Davosit ka një rrijte të interesit të kompniave të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri

EMISIONET