Vrasja e Ivanoviç, ekspertët e sigurisë i frikësohen një destabiliteti në Veri dhe rajon

Vrasja e Ivanoviç, ekspertët e sigurisë i frikësohen

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç në veri të Kosovës, hetuesit kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë pranë selisë së partisë së kreut Ivanoviç, ku dhe ndodhi atentati. Ndërkohë autoritetet e Kosovës deri më tani nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare Social Demokrate. Varrimi i Ivanoviç do të bëhet ditën e enjte në Beograd, ndërkohë që ekspertët e sigurisë i frikësohen një destabiliteti në rajon. 

Deri më tani, autoritetet e Kosovës ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Hetuesit kosovarë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të instaluara pranë selisë së partisë së kreut Ivanovic, në Veri të Mitrovicës, ku dhe ndodhi atentati.

Mediat e Kosovës bëjnë të ditur se po ekzaminohen të gjitha pamjet filimike, si dhe makina e tipit Opel Astra që u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes. 

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqeri Syla, i cili së bashku më kolegun e tij serb, po heton vrasjen Oliver Ivanovicit ka deklaruar se është ende në pritje të ekzamineve. Kryeprokurori konfirmoi për gazetën Express se nuk ende asnjë të dyshuar për vrasjen e Ivanovic i cili u qëllua me gjashtë plumba në gjoks nga një pistoletë e tipit “Zastava”. 

Prej orëve të vona të së martës dhe në vijim të ditës së mërkurë, një numër i madh qytetarësh nga pjesa veriore e Mitrovicës, nga zona të tjera të Kosovës dhe nga Serbia, po japin nderimet e fundit për liderin e Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç. 

Mediat serbe raportojnë se ditën e enjte në orën 12.30 trupi i Ivanovic do të varroset me nderime në Alenë e të Shquarve të Varrezave të Reja në Beograd, ndërkohë që është paralajmëruar pjesëmarrja e shumë serbëve të Kosovës në këtë varrim, ndërsa në Mitrovicën e veriut do të jetë ditë zie. Ndërkohë vrasja e Oliver Ivanoviç, mund të pasohet me destabilizim të veriut të Kosovës dhe në rajon. Alarmi është dhënë nga mbikëqyrësit e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, nga Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, si dhe nga ekspertë të çështjeve të sigurisë. 

Oliver Ivanoviç ishte figura më e lartë politike në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës. Së fundmi Ivanoviç ishte përballur me akuzat për krime lufte. Edhe pse ishte i dënuar nga Gjyaka Themelore për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, rasti i tij ishte kthyer në rigjykim.

EMISIONET