Vrasja e gazetarit, Turqia zotohet të zbulojë 'të vërtetën'

Turqia është zotuar që të zbulojë të gjitha detajet e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, pasi Arabia Saudite pranoi për herë të parë që ai ishte vrarë në konsullatën e tij në Stamboll.

"Turqia nuk do ta lejojë kurrë mbulimin e ngjarjes,"-tha një zëdhënës i partisë në pushtet.

Arabia Saudite tha të premten se Khashoggi, një kritik i shquar i mbretërisë, kishte vdekur gjatë një përplasje fizike brenda në konsullatë. 

Por zyrtarët turq raportuan më parë se gazetari ishte vrarë me dashje brenda konsullatës dhe më pas trupi i tij është copëtuar.

Turqia raportoi një javë më parë se kishte dëshmi audio dhe vizuale për të provuar këtë.

Mbretëria saudite ka qenë në presion të madh për të shpjeguar zhdukjen e Khashuol pasi ai hyri në konsullatën e tij të Stambollit më 2 tetor për të kërkuar dokumente për martesën e tij të ardhshme.

Deri të premten, mohoi se e dinte vendndodhjen e tij dhe këmbënguli se gazetari ishte larguar gjallë nga ndërtesa.

EMISIONET