Një vajzë lajmëroi policinë për atentatin ndaj Emiljano Boçit, misteri i motorit

Një vajzë lajmëroi policinë për atentatin ndaj Emiljano

Detaje të reja lidhur me vrasjen e Roland (Emiljano) Boçit mbrëmjen e djeshme në zonën e  21 dhjetorit në Tiranë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e “21 Dhjetorit”, i thanë policisë se kanë parë një motor që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50  të 14 janarit 2018 në rrugën " Shefqet Musaraj", pranë ish-parkut zonës së "21 dhjetorit".

Në automjet mësohet se ka qenë dhe e dashura e Boçit e cila mrekullisht ka shpëtuar pa lëndime.

Madje mësohet se ka qenë ajo e cila ka lajmëruar dhe policinë për atentatin.
Emiljano Boçi 32 vjeç u plagos në makinë dhe vdiq pasi mbërriti në spital ndërsa miku i tij 27-vjeçari Melvin Disha mbeti i plagosur. Policia po heton pistën e hakmarrjes pasi viktima ishte dënuar për një plagosje në vitin 2010.

Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu.

Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, ishte dënuar me 2 vjet burg për plagosje disa vite më parë.

EMISIONET