Vrasja e 46 vjeçarit shqiptar në Australi, arrestohet edhe një person i katërt

Vrasja e 46 vjeçarit shqiptar në Australi, arrestohet edhe një

Një person i katërt është arrestuar nga policia australiane për vrasjen e 46 vjeçarit me origjinë shqiptare Urim Gjabri, ngjarje e ndodhur tetorin e shkuar.

Në pranga përfundoi Murray Bridge, 31 vjeç, i cili u arrestua të martën, nën akuzën e vrasjes. 

Ky është personi i tretë i akuzuar për vrasjen e shqiptarit, ndërsa është arrestuar edhe një vajzë për bashkëpunim me një prej autorëve të krimit.

Policia pohon se 46-vjeçari u vra në një banesë në Carousel St mesnatën e 9 tetorit, ndërsa trupi i tij u zbulua kur policia shkoi në vendngjarje tri ditë më vonë.

Matt Bernard Tenhoopen, 23 vjeç, dhe Aaron Donald Carver do të dalin në gjyq marsin e ardhshëm të akuzuar për vrasje.

Vajza Bridie Erin McCormack, 20 vjeç, është akuzuar për ndihmë në krim.

Hetimi për rastin vazhdon ende ndërsa autoritetet vendase kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të dhënë dëshmi.

Besohet se vrasësit vodhën një sasi të madhe kanabisi nga prona ku jetonte shqiptari.

Lajme të tjera për ngjarjen:

Australi, 46 vjeçari shqiptar vritet në shtëpi për t'i grabitur drogën

Arrestohet autori i vrasjes së 46 vjeçarit shqiptar në Australi, mesazhi për mediat

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Australi, arrestohet edhe një femër


EMISIONET