Tre të rinjtë nga Kurbini, të cilët u arrestuan një ditë  më parë kanë pranuar se qëlluan me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

Gjatë dëshmisë, ata nuk kanë treguar vendndodhjen e armës, ndërsa policia po vijon kërkimet për ta gjetur. Ndërkohë plumbi i gjetur në kokën e viktimës po analizohet në laborator për të vërtetuar nëse ka dalë nga arma e 3 të arrestuarve apo jo.

Policia arrestoi një ditë më parë 

Alban Lika, 25vjeç, banues në Kurbin.

Ernis Lika, 20vjeç, banues në Kurbin.

Arber Lika,18vjeç, banues në Kurbin.

 Të arrestuarit  kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak ku humbi jeten nga një plumb qorr edhe Klejdi Gjeta, 16-vjeç.

Policia sqaroi ditën e djeshme se "Automjetit të cilit i kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri drejtohej nga Alban Lika. Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh,  19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm "

/Ora News.tv/