Pak ditë më parë në qytetin e Durrësit është vrarë me thikë Anxhelo Gjakozi, 16 vjeç nga bashkëmoshatari i tij Devi Lala.

Me zbardhjen e ngjarjes, opinion publik e dënoi vrasjen njëzëri, por u nda në dy qëndrime, porsa i përket veprimit të mësueses së 16-vjeçarit të vrarë, pasi ajo e kishte nxjerrë jashtë për shkak se viktima kishte shkuar me vonë në mësim.

I ftuar në emisionin “Arena nga Dritan Hila” profesori Arben Malaj, ka deklaruar se ai nuk i vë faj mësueses që e ka nxjerrë jashtë nxënësin, pasi e gjitha kjo varet nga rregullat administrative të shkruara.





/Ora News.tv/