Një nga personat më të kërkuar në Evropë është arrestua në Maltë për vrasjen brutale të një burri.

Christopher Guest More ishte në kërkim prej 16 vitesh.

41-vjeçari u largua nga Britania pasi torturoi dhe rrahu për vdekje Brian Waters para dy fëmijëve të tij të rritur në vitin 2003.

Ai raportohet se shkoi në fermën e Waters në Knutsford, Cheshire, për të zgjidhur borxhin e drogës, para se ta vriste.

Ndërsa u arrestua mbrëmjen e së enjtes, raporton BBC.

Tre burra të tjerë, John Wilson, 69 vjeç, James Raven, 60 vjeç dhe Otis Matthews, 41, janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Waters në Burnt House Farm në Tabley më 19 qershor të 2003.

Waters drejtonte një fermë kanabisi në kohën kur katër burrat i shkuan në pronë për ti kërkuar para.

Ai u lidh në një karrige para se të rrihej, digjej, varej me kokë poshtë dhe sulmohej seksualisht me një shufër hekuri përgjatë tre orëve ku pësoi 123 lëndime.

Djali i tij, Gavin gjithashtu u sulmua ndërsa vajzës së tij, Natalie e cila sapo kishte mbushur 21-vjeç, iu vendos arma në kokë.

More Jr u shpall në kërkim për vrajen e Ëaters.

NCA tha se ai u arrestua në zonën Swieqi në veri të Maltës, në një operacion të përbashkët me autoritetet malteze.

Procedurat për ekstradim e More Jr nisën kur doli në në gjykatë në kryeqytetin maltez, Valetta.

/Ora News.tv/