Vrasësi shqiptar dënohet me 18 vite burg, vrau me sëpatë vajzën e të dashurës suedeze

Një azilkërkues shqiptar është dënuar me 18 vite burg në Suedi për vrasjen me sëpatë të vajzës së të dashurës së tij. Ai, gjithashtu u gjet fajtor për një vrasje në Greqi disa vite përpara se të përpiqej të kërkonte azil në shtetin suedez. 

Durim Lumi, 36 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e një gruaje të re në Varmland në maj. Lumi thuhet se e ka "ekzekutuar" gruan, e cila ishte vajza e të dashurës së tij, me një sëpatë duke pretenduar se ishte ndier i kërcënuar nga ajo, raporton Expressen.

Prokurori Per Svensson tha se “vrasja ka karakterin e një ekzekutimi të pastër”.

Svensson gjithashtu vuri në dukje se azilkërkuesi shqiptar të cilit i ishte refuzuar kërkesa, jetonte në mënyrë të paligjshme në Suedi në kohën e vrasjes.

Disa dokumente të paraqitura në Gjykatë tregojnë se Lumi kishte vrarë një burrë me thikë në Greqi në fillim të këtij mijëvjeçari.

Historia ka ngjashmëri me atë të azilkërkuesit afgan Hussein K. i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e studentes gjermane Maria Ladenburger në Freiburg vitin e kaluar. Afgani, i cili gënjeu se ishte i mitur, u gjet gjithashtu fajtor për një krim në Greqi pasi u përpoq të vriste një vajzë të re por u lirua më pas.

EMISIONET