Vranë dhe dogjën nënë e bir në Vlorë, Nusja flet për Ora News: Jam penduar shumë

Në një prononcim për Ora News, rrugës për në qeli ku do të qëndrojë deri në fund të hetimit për vrasjen e burrit dhe vjehrrës, 32 vjeçarja Hysnie Hoxhallari shprehu pendim. Ndërsa Gjykata e Vlorës e la në arrest me burg bashkë me 26 vjeçarin me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, ajo mohoi bashkëpunimin në vrasje. Nusja e familjes tha se gabimi i saj ishte vetem moskallzimi i krimit. Autori Kasem Pirjasi nga ana e tij i qëndroi deklarimit se nënë e bir, Selkie e Olsi Hoxhallari i kishte vrarë vetëm se nuk takonte të dashurën.

"Jam penduar shumë". Hysnie Hoxhallari shpreh pendim teksa i drejtohet qelisë, por bashkëpunimin në vrasjen e bashkëshortit dhe vjehrrës nuk e pranon.

Në Gjykatën e Vlorës ajo kundërshtoi akuzën e vrasjes në bashkëpunim të Selkie e Osli Hoxhallarit, duke thënë se nuk ishte në dijeni për planin e njeriut me të cilin ishte në lidhje të dashurie jashtëmartesore, por pranoi fshehjen e krimit.

Dhe këtë tha se e kishte bërë nën presion e kërcënim me jetën e djalit nga Kasem Pirjasi, autorit të vrasjes së dyfishtë.

Ndërsa 26 vjeçari Pirjasi nga ana e tij përsëriti qëndrimin se kishte vrarë pasi nuk mund të takonte të dashurën 32 vjeçare, kushwrirë të bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Me këto qëndrime, paraprake dhe të ulur larg njëri-tjetrit, ata u përballen në gjykatë me një pjesë të provave të prokurorisë, që i ka mbajtur nën përgjim për 35 ditë, ku gruaja citohet ti jetë drejtuar 26 vjeçarit me fjalinë “Më more në qafë!

Gjykata e Vlorës i la në arrest me burg 32 vjeçaren Hoxhallari dhe 26 vjeçarin Pirjasi, ndërsa procesi gjyqwsor do të zhvendoset tashmë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Por me provat e prokurorisë dhe deklarimet e vete 26 vjeçarit që ka pranuar krimin e dyfishtë, avokati mbrojtës i 32 vjeçares synon të marrë një ndryshim akuze nga “vrasje në bashkëpunim” në moskallzim krimi.

Avokati: Nuk e kallzoi krimin sepse sipas pretendimeve dhe pohimit të dyshuarit tjetër është kanosur që do të vras ty, do të vras dhe fëmijën. Por dhe për shkak të opinionit sepse jetojmë në Shqipëri dhe natyrisht një lidhje jashtëmartesore e penalizon.

Krimi makabër i 21 janarit, ku Selkie e Olsi Hoxhallari u vranë me hanxhar e më pas u dogjën për fshehur gjurmët ka lënë pas pasoja të mëdha sociale. 

Fëmija 3 vjeçar i familjes Hoxhallari tashmë strehohet tek të afërmit, ndërsa gruaja e 26 vjeçarit  Pirjasi, duhet ta përballojë e vetme rritjen e dy vajzave, njërën prej të cilave me probleme shëndetësore.



EMISIONET