Vrau gruan në Greqi, Klodi Lesi kërkon të takojë fëmijët

Vrau gruan në Greqi, Klodi Lesi kërkon të takojë

Dy vjet pasi shqiptari Klodi Lesi vrau bashkëshorten e tij Lela Mavromati në Greqi, mediat helene i janë rikthyer sërish kësaj çështje.

Vuajtja në familjen e saj është ende e rëndë.

"Sigurisht që nëna e tyre mungon. Ata duhet të thonë edhe fjalën Mami, "tha babai i Lelës, Charalambos Mavromatis për mediat greke.

Prindërit e saj kanë marrë përsipër dy djemtë që la pas, të moshës 6,5 dhe 8 vjeç.

Ndërsa Klodi Lesi 37-vjeçari i cili goditi për vdekje nënën e fëmijëve të tij para djalit të madh dhe e rrëmbeu atë për 18 ditë, tashmë kërkon që të komunikojë me ta.

Familja Mavromati pretendon se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e dy fëmijëve.

Megjithatë, ata kanë frikë se ndoshta në të ardhmen babai i tyre përpiqet të komunikojë me fëmijët dhe t'i bëjë keq atyre.

Dy djemtë e rinj jetojnë në Ormylia Halkidiki së bashku me gjyshin dhe gjyshen e tyre.

EMISIONET