Erjon Braçe tregon se kur mund të delegjitimohen zgjedhjet

Erjon Braçe tregon se kur mund të delegjitimohen zgjedhjet

Pak minuta para nisjes së orarit zyrtar të votimit, zëvendës kryeministri Erion Braçe ka shkuar për të dhënë votën e tij.

Pas  hedhjes së votës në kutinë e votimit, Braçe i ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë herët për të shmangur vapën dhe radhën.

Erion Braçe: Mua më duhet të ndjek edhe Divjakën dhe gjysmën e Lushnjes. Është edhe freski në këtë orë. I ftoj që të gjithë që të bëjënë të njëjtën gjë. Të zgjedhin mëngjesin dhe të shkojnë në punët e tyre.
Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen. Janë në datën dhe orën e caktuar.

I pyetur nga gazetarët nëse i delegjitimon zgjedhjet një pjesëmarrje e ultët e qytetarëve, Braçe u përgjigj “Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Ju bëj thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Ta ndalojnë votimin familjar."





EMISIONET