Votim për pavarësinë, baskët formojnë "zinxhirin njerëzor" 202 km të gjatë

Votim për pavarësinë, baskët formojnë "zinxhirin

Mijëra njerëz nga zona Baske e Spanjës kanë bashkuar duart duke formuar një zinxhir rreth 202 kilometra të gjatë, duke kërkuar të drejtën e votës për pavarësi.

Protesta e zinxhirit njerëzor u organizua nga grupi Basque Gure Esku Dago (Është Dora jonë) duke marshuar nga Donostia (i njohur edhe si San Sebastian) në parlamentin bask në Gasteiz (Vitoria).

Kushtetua e Spanjës e krijuar në 1978, pas përfundimit të regjimit të diktatorit Francisco Franco, thotë se vendi është i pandashëm dhe përpjekja e vitit të kaluar nga Katalonja për të mbajtur një referendum të shkëputjes u ndesh me një goditje të ashpër ligjore.

Ish-kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, i cili është kritikuar për mënyrën si trajtoi krizën katalanase u rrëzua nga kreu socialist Pedor Sanchez në një votëbesim parlamentar që u mbajt në 1 qershor.

Sanchez, i cili tani kryeson qeverinë pas votimit, ka bërë thirrje për bisedime të përsëritura me udhëheqjen katalanase.

Qeveria spanjolle, e mbështetur nga gjykata kushtetuese, pohon se çdo fletëvotim për pavarësinë rajonale është e paligjshme.

Votimi i 1 tetorit mbi ndarjen e Katalonjës nga Spanja dhe shpallja e njëanshme e pavarësisë nga qeveria rajonale bëri që Madridi të marrë kontrollin e rajonit dhe të arrestonte nëpunësit civilë të përfshirë në votim.

EMISIONET