Lidhja e Salvinit triumfon në zgjedhjet europiane në Itali

Lidhja e Salvinit triumfon në zgjedhjet europiane në Itali

Në Itali triumfon e djathta. Zgjedhjet europiane në Itali konfirmojnë Partinë Lidhja me lider Matteo Slavinin si forca e parë politike në vend. Rezultatet deri më tani të votës së italianëve japin një fitore të Lidhjes me mbi 34.3 % , disa pikë më lartë se sa ishte parashikuar nga exit pollet që i jepnin 30-31% të votës.

Matteo Salvini, lideri i Lidhjes, zëvëndëskryeminsitër e ministër i brendshëm në qeverinë e Giuseppe Contes ka falenderuar italianët, menjëherë pas rezultateve të para e gjatë konferencës së shtypit të mbajtur gjatë natës së shkuar, deklaroi se "tashmë gjërat duhet të ndryshojnë dhe në Europë. Në nivel kombëtar, nuk do të ndryshojë asgjë, por do të kërkoj një shpejtim të punës për realizimin e programit qeverisës: Lista e kandidatëve tanë në këto zgjedhje ka triumfuar"tha ai.

Një rezultat pozitiv në këto zgjedhje ka arritur dhe Partia Demorkatike me lider Nicola Zingarettin, e cila deri më tani llogaritet të ketë marrë 22.71% të votave duke kapërcyer partinë e koalicionit qeverisës , Lëvizja 5 Yje.

"Në Itali kthehet bipolarizmi partiak, e tashmë jemi një gur peshorje i kësaj qeverie,"ka deklaruar në një dalje për mediat lideri i PD-së.

Ndërsa Lëvizja 5 Yje ka pësuar një rënie të ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e fundit poltike të një viti më parë, duke marrë vetëm 17.3 % të votave, ndërsa exit pollet parashikonin mbi 21%.

Partia Forza Italia ka marrë 8.77% të votave, Fratelli d'Italia 6.7% e +Europa nën 4% të votave.

Sa i takon pjesëmarrjes në votime, në Itali kanë votuar mbi 56.9 % e italianëve.

EMISIONET