Vonoheni shpesh për takimet tuaja? Zbuloni arsyet

Vonoheni shpesh për takimet tuaja? Zbuloni arsyet

Të gjithë njohim një person të cilit vonesat i duken normale, njerëz qe nuk rrespektojnë dot orarin.

Ka disa dekada që shkencëtarët po studiojnë pisokologjinë e “vonesës” për të gjetur tipare të përbashkëta tek njerëz që e kanë për zakon të vonohen. Së fundmi, studiuesit e kësaj fushe zbuluan se të vish me vonesë gjithë kohës është pjesë e personalitetit të njeriut.

Wall Street Journal publikoi një artikull ku psikologia Justin Krueger shprehet se këta persona janë në dijeni që vonesa është në dëm të tyre, por ata e kanë të pamundur të jenë gati në momentin e duhur në shumicën e rasteve.

Tipari i cili shfaqet më shpesh është fakti që këta njerëz nuk arijnë të përllogarisin mirë kohën e tyre, ku studimet kanë treguar se 40% e njerëzve e nënvlerësojnë kohën që duhet marrë për të përmbushur një detyrë.

Gjithashtu nëse jeni një individ i cili bën disa gjëra njëkohësisht ka mundësi të vonoheni, pasi kur humbeni në punë nuk jeni të ndërgjegjshëm se sa kohë po kalon.

Jeff Conte nga Universiteti i San Diego në SHBAm kreu një studim në vitin 2001 ku ai konstatoi se ka dy lloje njerëzish dhe ata që kanë prirje të vonohen zakonisht janë më të qetë dhe të relaksuar. Ai tha se një minutë, për njerëzit e qetë kalon në më shumë sekonda se për ata që janë të përpiktë.

“Nëse keni vonesa të tilla me sekonda, diferenca shtohet me kalimin e kohës”- tha Conte për “Wall Street Jorunal”.

” Në fund këto sekonda rriten dhe ju nuk do e kuptoni që tashmë jeni vonë”.

Të gjithë ata që kanë probleme me rrespektimin e orarit duhet të kuptojnë që smund të jesh në dy vende njëkohësisht dhe e kanë të nevojshme të bëjnë një mënaxhim më të mirë të kohës së tyre.

EMISIONET