Volejbolli nuk njeh stinë, tani dhe mes dëborës

Volejbolli i dëborës është një sport relativisht i ri, por shpejt po fiton popullaritet në të gjithë botën.  Ndeshja është e ngjashme me volejbollin e plazhit, por luhet me tre lojtarë për secilën anë, ndryshe nga ai i verës, ku ekipi përbëhet nga dy sportist.

Disiplina ka si synim të përfshihet në Lojërat Olimpike Dimërore, teksa dueli i parë u luajt në vitin 2018 në PyeongChang Games si pjesë e një programi ekspozues me kampionët olimpikë, brazilianin Emanuel Rego dhe Vladimir Grbiç të Serbisë.

Këtë javë, turneu evropian do të ndalojë në Moskë me ekipet më të forta në botë, të cilët do të konkurrojnë për çmimin 10,000 mijë euro ($ 11,370). Turneu është planifikuar të mbahet nga data 20 deri më 22 dhjetor në stadiumin "Vodny Dynamo" në Moskë.

Me turneun që ka nisur edhe në dimër, volejbolli ka të gjitha gjasat për t'u bërë sporti i parë që do të futet në të dyja Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.


EMISIONET