Volej meshkuj/ Polonia shpallet kampione bote

Volej meshkuj/ Polonia shpallet kampione bote

Polonia i befason të gjithë duke dominuar finalen e madhe me Brazilin me një rezultat të pastër 3-0. Në këtë mënyrë polakët janë shpallur kampion bote në Kampionatin Botërorë të organizuar në Itali dhe Bullgari.

Finalja e madhe në Torino ka qënë mbresëlënëse, me një Poloni që ka dhuruar një volejboll të bukur dhe agresiv. Edhe katër vite më parë polakët kishin forcën për të thyer dominimin e brazilianëve. Për herë të parë Polonia e ka fituar botërorin në vitin 1974 duke mposhtur në finale ish-Bashkimin Sovjetik.

Por triumfi aktual vjen jashtë parashikimeve, kjo falë edhe punës së palodhur të trajnerit Vital Heynen. Tekniku formoi një grup mjaft të konsoliduar duke i shkuar deri në fund kompeticionit. Në finalen e madhe, Polonia fitoi setin e parë me shifrat 28-26. Në setin e dytë Polonia e kishte më të thjeshtë për të thyer kundërshtarin, duke e mbyllur setin me rezultatin 25-20.

Seti i tretë ishte gjithashtu i ekuilibruar dhe rezultati e tregon qartë këtë, 25-23. Volejbollisti më i mirë i turneut u shpall polaku Kurek i cili në finale ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm. Ky ishte triumfi i tretë në historinë e shtetit europian që fiton këtë titull.

EMISIONET