Volej femra/ Tirana nuk njeh rival, fitojnë Mirdita e Vllaznia

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 5-të grupi A1 të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra, ku ajo që bie në sy janë fitoret e miqve.

Tirana vijon të jetë e pathyeshme. Këtë herë bardheblutë kanë mposhtur pastër Skënderbeun në transfertë, duke konsoliduar pozitat në krye të klasifikimit. Fitore po në transfertë ka marrë edhe Mirdita, me vajzat mirditore që i janë imponuar Partizanit, 3-0.

Sete të luftuara në pallatin e sportit "Asllan Rusi", por me shifrat 18-25, 19-25, 19-25 ishin miqtë veriorë që morën pikët e plota. Te fitorja arriti dhe Barleti Volley që mposhti Teutën. Sfida më e luftuar është zhvilluar në Lushnje, aty ku vendasit janë dorëzuar përballë Vllaznisë, 2-3.

Shkodranët marrin fitoren e parë, ndërsa parakalojnë në klasifikim pikërisht lagunorët. Renditja kryesohet nga Tirana me 15 pikë, e ndjekur nga Mirdita me 13 dhe Barleti Volley me një pikë më pak.

Ndërkohë në grupin A2, fati ishte me vendasit, pasi Korabi e Apolonia morën pikë të plota respektivisht ndaj Vlora Volley dhe Elbasanit. Me vlonjatët që janë dorëzuar në këtë kampionat, pasi nuk u paraqiten për herë të dytë në 3 javë, Apolonia shpartalloi 25-9, 25-12 dhe 25-14 vajzat elbasanase. Pas 3 javësh, renditja kryesohet nga Apolonia me 5 pikë, e ndjekur nga Elbasani e Korabi me po aq pikë, 5 të tilla.


Renditja grupi A1

Renditja grupi A2

EMISIONET