Vogue transformon Gigi Hadid, shpërthejnë akuzat

Vogue Italia është akuzuar se ka transformuar tërësisht supermodelen amerikane Gigi Hadid në kopertinën e fundit.

Gigi, e cila është bjonde dhe e bardhë, në kopertinën e revistës presitgjoze është shfaqur ezmere dhe brune.

Fansat kanë ngritur pyetjen se përse imazhi i 23-vjeçares në koopertinën e 2018-ës nuk ngjan fare me modelen, duke supozuar se pamja e saj është transformuar në mënyrë digjitale.

Fotoja e realizuar nga fotografi e famshme amerikan Steven Klein tregon Gigin ezmere dhe brune duke pozuar me modelin Justin Martin.

Gigi Hadid është një nga fytyrat më të njohura të modës dhe ka pozuar për Vogue së bashku me vëllain Anwar dhe motrën Bella.

Dhe revista e fundit e publikuar nga Vogue ka vënë në pikëpyetje ngjyrën e lëkurës së Gigit në kopertinë.


EMISIONET