Javën e kaluar, një fotografi e 2-vjecares Parker Curry u bë virale ndërsa qëndronte përballë portretit të Michelle Obama.

Vogëlushja ishte e shokuar ndërsa shihte pikturën e Michelle. Ish-Zonja e Parë e Amerikës ka gjetur mundësinë për të kontaktuar me familjen e saj, në mënyrë që të takohej me 2-vjecaren.

Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, Michelle tregon disa momente të bukura me vajzën, për të cilat tha: 

"Jam e lumtur që pata shancin të të takoj dhe të kërcej. Vazhdo të kesh ëndrra të mëdha për veten dhe mbase një ditë do të shoh gjithë krenari portretin tënd."

Sipas nënës së Parker, vogëlushja ishte aq e habitur pasi e konsideron Michelle si një 'mbretëreshë'.

Tags