Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një pike karburanti mbrëmjen e 24 janarit në Sauk të Tiranës.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, ndaluan shtetasin me iniciale K.B., 26 vjeç.

"Ky shtetas më datë 24.01.2019, në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”.

/Ora News.tv/