Vodhi 3 mln lekë në një banesë, arrestohet 34 vjeçari

Vodhi 3 mln lekë në një banesë, arrestohet 34 vjeçari

Policia ka zbardhur autorësinë e vjedhjes së një banese në Berat, ku u morën një shumë prej 3 mln lekësh.

Në pranga si autor i grabitjes përfundoi Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në Berat.

 "Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhje".

EMISIONET